MENU
klinika

Atletja shqiptare nesër në finale

5 vjet më parë qante, Gega: Realizova ëndrrën time!

03.08.2021 - 17:07

Nesër do të jetë finalja e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike. Gjithë sytë janë nga atletja shqiptare Luiza Gega, e cila do të konkurrojë për herë të parë një finale të tillë. Për të ulur disi ankthin, vetë Gega shkruan:

POSTIMI I GEGËS

“5 vite më parë dhe pikërisht në Olimpiadën time të parë (Rio 2016) kam qenë duke qarë, sepse isha e dëmtuar në tendinë dhe nuk mund të vrapoja.

Por ja ku jam sot, pas 5 vitesh, duke realizuar ëndrrën time si finaliste olimpike dhe duke vrapuar me vajzat më të shpejta të botës. Se di si do të ishte jeta ime pa këtë adrenalinë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atletja, në finale të 3000 m me pengesa

Luiza Gega: Sa shumë do të thotë kjo për mua!

Tokyo 2020, kualifikimi në finale

Kryeministri uron Gegën për arritjen historike