MENU
klinika

Çfarë i ndodhi Netflix?

8 ndryshime të mëdha që pothuajse askush s’i di

23.08.2021 - 12:00

Netflix mund të jetë një nga platformat tuaja të preferuara për të parë filma, seriale dhe jo vetëm, por me gjasë, nuk i dini disa nga ndryshimet themelore të kompanisë ndër vite. Shumë sipërmarrës e studiojnë historinë e Netflix dhe përpiqen të mësojnë sa më shumë nga ajo çfarë i ndodhi kompanisë.

Joel Miel, një drejtor marketingu i hershëm i Netflix dhe një nga 100 punonjësit e parë, dhe Ajay K. Kohli, një profesor në Institutin e Teknologjisë në Georgia, diskutuan në një artikull për AMS Review disa nga ndryshimet e hershme të Netflix.

Ndryshimi 1 – Qiratë

Netflix u prezantua në vitin 1997 si një shërbim i shitjes dhe marrjes me qira të DVD me porosi. Fillimi ishte një sukses, me midis 90 dhe 95% të të ardhurave për shkak të shitjeve, në krahasim me marrjen me qira. Por nisën më vonë problemet. Teksa shitjet e DVD dhe DVD player u rritën, Netflix vështirë se do të ishte në gjendje të konkurronte me kompani shumë më të mëdha si Wal-Mart ose Best Buy. Pra, si një nga lëvizjet e para shumë, shumë të guximshme, Netflix kaloi pothuajse “brenda natës” nga një kompani që shiste DVD në një kompani që i jepte me qira, pasi shitësit me pakicë do të kishin më pak gjasa të provonin atë biznes.

Çfarë i ndodhi Netflix? 8 ndryshime të mëdha që

Ndryshimi 2 – Abonimet

Asokohe u duk si diçka e pakuptimtë, por midis shtatorit 1999 deri në shkurt të vitit 2000, Netflix nisi një test për të kaluar në një model biznesi me abonime mujore. “Ne kaluam nga zero në më shumë se 10,000 pajtimtarë (të abonuar),” gjatë testit, tha Mier, i cili ishte në kompani nga viti 1998 deri në 2006. Kjo i dha Netflix besimin për të patur në një model biznesi me abonim në fillim të vitit 2000. “Vetëm mendoni sa emocionuese ishte,” tha ai. “Nga asnjë abonent në 8 milionë kur u largova unë në vitin 2006.”

Ndryshimi 3 – Mungesa e kufizimeve

Modeli origjinal i abonimit Netflix ishte për një numër të kufizuar DVD në muaj. Sidoqoftë, më vonë, në vitin 2000, ata miratuan idenë e marrjes me qira pa limit.

Ndryshimi 4 – Përmbajtjet episodike

Këtu Netflix nuk ndryshoi komplet biznesin, por filloi të ofrojë DVD me episode të shumta televizive, diçka që njerëzit kishin shumë më pak të ngjarë t’i merrnin me qira diku tjetër. Njerëzit mund të merrnin me qira shfaqje të viteve ’70, ’80 apo ’90, të shihnin një sezon dhe t’i kthenin brenda ditës.

Çfarë i ndodhi Netflix? 8 ndryshime të mëdha që

Ndryshimi 5 – Transmetimi (pjesa 1)

Deri në vitin 2007, Netflix arriti një sukses të madh: shpërndarjen e 1 miliard DVD – dhe gjithashtu filloi të lëvizte drejt ndryshimit më të madh: transmetimi i videove, në vend të marrjes me qira DVD. Në fillim, transmetimi ishte vetëm në kompjuter dhe përfshinte një përzgjedhje shumë të kufizuar të filmave.

Çfarë i ndodhi Netflix? 8 ndryshime të mëdha që

Ndryshmi 6 – Transmetimi (pjesa 2)

Zgjerimi i transmetimit të përmbajtjes së Netflix në kompjutër, televizorë, telefona celularë ishte një tjetër sukses i madh.

Çfarë i ndodhi Netflix? 8 ndryshime të mëdha që

Ndryshimi 7 – Përmbajtja origjinale

Të bëhesh një kompani prodhuese si dhe shpërndarës do të thoshte të rrezikosh që studiot nga të cilat varej Netflix, ta shihnin Netflix më shumë një kërcënim sesa një partner. Ishte rrezik. Sigurisht, Netflix humbi disa marrëveshje për të sjellë disa nga shfaqjet më të ndjekura të platformës, si “Stranger Things”, “Tiger King”, “Bridgerton”. E gjitha nisi me “House of Cards” në vitin 2013.

Çfarë i ndodhi Netflix? 8 ndryshime të mëdha që

Ndryshimi 8 – Prodhimi ndërkombëtar

Ka një rritje të audiencës ndërkombëtare. Netflix ka qenë prodhuesi dhe shpërndarësi i përmbajtjes kryesore në vende si India, Turqia dhe Britania e Madhe. Këtu ka një rrezik, pasi investohet për një shfaqje që mund të mos ketë audiencë ndërkombëtare, në vend të blerjes së të drejtave të një filmi të suksesshëm të Hollywood-it që do të tërhiqte abonentë në të gjithë botën. Në planin afatgjatë, kjo strategji është ende e paqartë.