MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të kemi dhimbje fyti nga fjetja me dritare hapur?

27.08.2021 - 10:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të kemi dhimbje fyti nga fjetja me dritare hapur?

Mjeku: Nëse zgjoheni me dhimbje fyti mund të mendoni: Mos ndoshta është nga që kam fjetur me dritaren hapur? Kondicioneri ndezur? Specialistët thonë se arsyet pse ndodh kjo, janë nga më të shumtat – dhe shumë shpesh janë të zgjidhshme me në mënyra shumë të thjeshta.

Shumë njerëz mendojnë se kur flenë me dritaren hapur kjo është arsyeja pse ndodh irritimi I fytit, por në fakt më shumë është për shkak të cilësisë së ajrit të dhomës. Në rastin kur ajri i dhomës është më i thatë, mundësia që të shkaktojë irritim të fytit është më e madhe.

Arsye të tjera të zgjimit me dhimbje fyti

Arsyet më të shpeshta të irritimit të fytit janë ajri i thatë në dhomë – kryesisht në dimër, frymëmarrja me gojë, dhe refluksi i stomakut. Po ashtu, dehidratimi, riniti alergjik ose një i ftohtë mund të kthehen në shkaktarë. Personat që gërhasin ose që vuajnë nga apneja e gjumit gjithashtu, kanë më shumë mundësi të kenë shpesh dhimbje fyti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim