MENU
klinika

Ja emri që i ka vendosur vogëlushit!

Aktorja Eliza Dushku bëhet nënë për herë të dytë

10.08.2021 - 09:51

Pesë muaj më parë, Eliza Dushku zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë, duke publikuar në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur. Pritjes i ka ardhur fundi dhe aktorja tashmë ka sjellë në jetë djalin e dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, e kanë pagëzuar të birin me emrin Bodan. Lajmin e ëmbël e dha vetë aktorja shqiptare me anë të një postimi në Instagram, duke publikuar edhe disa foto.

Në fillim, artistja shihet me barkun e rrumbullakosur duke pozuar herë vetëm e herë me bashkëshortin e saj, ndërsa në fund, Eliza publikoi një foto të këmbëve të vogëlushit të porsalindur.

Aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.