MENU
klinika

"Do përplaset me SHBA, Kim mesazh të fortë ditën e parë të parlamentit"

Analisti Zaloshnja: Basha mes dy zjarreve, demokratët e duan Berishën, s’ka forcë ta përjashtojë!

30.08.2021 - 16:38

Në Këshillin Kombëtar të PD analisti Eduard Zaloshnja thotë se nuk do të ketë asgjë interesante, pasi sipas tij emrat e ekipit të ri të Lulzim Bashës, do të jetë të njëjtët që janë  bërë publike 2 ditë më parë. Për Berishën, Zaloshnja thotë se Basha nuk e ka ndarë mendjen që ta përjashtojë nga grupi parlamentar, pasi nëse do të donte ta bëntë një gjë të tillë do e kishte vendosur në rendin e ditës.

“Nëse  do ta kishte patur ndërmend ta largonte, do ishte debatuar paraprakisht dhe sot do ishin tamam ditët ku do merrej një vendim. Këshilli kombëtar është organi më i lartë i PD. Përderisa në rend dite as nuk është futur kjo çështje Basha as nuk e ka ndërmend ta diskutojë këtë çështje. Kjo është një llogaritje e forcave të tij si politikan sepse ai e kupton se nuk ka forcë brenda PD që të lërë Berishën jashtë grupit parlamentar, ndërkohë që ai e ka deklaruar me jetë a vdekje sikur edhe një anëtar të mbetet PD, Berisha do të jetë i PD”, tha ai.

Basha thotë analisti, është mes 2 zjarreve, pasi sipas tij demokratët e duan Berishën, kurse SHBA jo. Sipas Zaloshnjës, reagimi i SHBA për praninë e Berishës në parlament do të jetë mjaft negativ. Një deklaratë të fortë Zaloshnja thotë se do të ketë edhe ambasadorja Yuri Kim, në ditën e parë të parlamentit.

“Nuk pres asgjë nga zhvillimet brenda PD, pastaj se çfarë do ndodhë me qëndrimin e BE dhe SHBA ndaj qënies së Berishës si pjesë e grupit parlamentar të PD mbetet të shihet por gjasat janë që reagimi të jetë mjaft negativ. Basha ndodhet midis 2 zjarreve.  Para një muaji bëra një sondazh vetëm me njerëz që kanë votuar për PD më 25 prill dhe më shumë se gjysma ishin pro mbetjes së Berishës brenda grupit parlamentar. Në terren gjen shumë njerëz përkrahës të Berishës.

E vetmja zgjidhje për PD do ishte nëse Berisha do ishte vetëdorëhequr. Duke qene se Berisha nuk heq dorë dhe basha se përzë dot atë kjo do të ketë kosto për PD.  Nëse përplaset me Berishën humb gjysmën e partisë nga ana tjetër do përplaset me SHBA. Kim do mbajë qëndrim të prerë siç e ka mbajtur deri më sot dhe do japë mesazhe të vazhdueshëm. Mesazhi që ditën e parë të punës së parlamentit kur Berisha të  jetë pjesë e grupit parlamentar. 99.9% është se Berisha do jetë me grupin parlamentar të PD. Do kemi një deklaratë shumë të fortë të ambasadës amerikane, më të butë por të fortë të BE. Në vazhdim do jetpet mesazhi që Basha, PD ka bërë gabim që nuk ka përjashtuar Berishën ga grupi parlamentar”.

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë