MENU
klinika

“Gjërat janë duke u përkeqësuar”

Anthony Fauci paralajmëron: Vala e fundit e COVID-19 do të jetë më e rënda

02.08.2021 - 21:28

Anthony Fauci ka paralajmëruar të dielën se vala e fundit e COVID-19 në SHBA do të përkeqësohet por këmbënguli se nuk pret rritje të rasteve që mund të nxisin një urdhër për izolim të ri.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë shumë që të zbresin lakoren, që së fundmi ka shpërthyer si rezultatet e variantit të ri Delta.

“Gjërat janë duke u përkeqësuar. Megjithatë nuk besoj se do të ketë izolim. Kemi mjaft raste, por jo mjaftueshëm që vendi të mbyllet sërish”- tha Fauci për televizionin amerikan ABC.

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar në 10 ditët e fundit. E Fauci duket se nuk është i kënaqur me numrin e amerikanëve që janë vaksinuar kundër COVID-19.

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët