MENU
klinika

“Ka një konflikt mes Shqipërisë dhe shqiptarëve”

Artan Fuga: Orientalizmi politik dhe ekonomik është ulur këmbëkryq

02.08.2021 - 11:33

Akademiku Artan Fuga përmes një komenti në rrjetet sociale bën një dallim mes emigrimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë si vend.

Fuga shkruan se ndërsa shqiptarët emigrojnë drejt Perëndimit, Shqipëria nuk bën dot hapa integruese dhe është tre dekada e vonuar, ku sipas tij orientalizmi politik dhe ekonomik është ulur fatkeqësisht këmbëkryq.

Komenti i plotë

A ka konflikt midis Shqipërisë dhe shqiptarëve ?

Desha të them se shqiptarët emigrojnë dëshirueshëm drejt Evropës, drejt Perëndimit, kurse Shqipëria nuk po shkon dot në të njëjtin drejtim në dy plane, 1. gjeopolitike, pra nuk bën dot hapa integruese përpara përfundimtare, tre dekada vonuar, dhe 2. brenda vendit, ku orientalizmi politik dhe ekonomik është ulur fatkeqësisht këmbëkryq.

Në këtë kuptim unë them:

Ka një konflikt aktualisht me shumë shtresa mes Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Pa zgjidhur këtë, fatkeqësisht nuk bëhemi dot të lumtur.

Shënim: Mos e ngatërroni këtë me një problem krejt tjetër pra a është i mirë apo jo i mirë emigrimi.

Për këto çështje kush dëshiron le të shohi arsyetimet e mia te botimi: Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipëri në periudhën paskomuniste!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve"

Artan Fuga akuza të forta “poetike” për teatrin

“Në Shqipëri po bëhet kërdia me jetë njerëzish!"

Artan Fuga: Si harxhohen paratë e taksave në kohë Covidi nga Akademia e Shkencave

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës

Artan Fuga: Kombi ynë ka pësuar frakturë brezash

"Disa mendojnë sa diametri i një gote rakie! Ca të tjerë e dinë ku fle…"

Artan Fuga zbërthen 4 tipet e diskutimeve në Kuvendin e PD