MENU
klinika

Vuçiç flet për zgjedhjet në Kosovë

“Ata që s’janë të bashkuar pas Listës Serbe, do ta kenë të…”

20.08.2021 - 12:38

Presidenti serb ka shprehur përkrahjen për Listën Serbe në Kosovë, në zgjedhjet e ardhshme lokale. Aleksandër Vuçiç, tha se ata që nuk janë të bashkuar pas Listës Serbe, do ta kenë të vështirë ta fitojnë besimin e qytetarëve.

“Ne po shkojmë në zgjedhjet lokale në Kosovë, të bashkuar, sepse ata që nuk janë të bashkuar dhe nuk janë prapa Listës Serbe do ta kenë të vështirë të fitojnë besimin e njerëzve”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se besimi u fitua në bazë të unitetit dhe jo në bazë të rrënimit, si dhe se “ai ruan identitetin dhe mbijetesën tonë në Kosovë”.

Presidenti i Serbisë iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se si i sheh bashkimin e partive shqiptare në komunitetet serbe para zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke thënë se “është puna e tyre të bashkohen”.

Kur u pyet se si mund të ndihmohen serbët në Kosovë, Vuçiç tha se ishte e rëndësishme të ruhej populli serb në Kosovë.

“Duhet të flasim dhe shpresojmë që në Prishtinë të kuptojnë se është e nevojshme të flasim. Çdo gjë tjetër është humbje kohe dhe lënia e këtyre problemeve te brezat e ardhshëm”, tha ai.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat