MENU
klinika

Policia jep detajet

Atentat me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur në Lushnjë

24.08.2021 - 09:56

Policia e Lushnjës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me atentatin që ndodhi dje në qendër të qytetit, ku shënjestër ishte një lokal.

Për pasojë 1 person humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00. Fatkeqësisht nga të shtënat me armë mbeti i vrarë Bledar Muçaj, 40 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës.