MENU
klinika

Pas 13 vitesh

Babai i Britney Spears jep dorëheqjen nga kujdestaria

13.08.2021 - 15:40

Babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i këngëtares pas 13 vitesh.

Edhe pse ka marrë këtë vendim, akoma nuk e mendon se është i duhuri.

“Në fakt, nuk ka arsye për pezullimin ose heqjen e zotit Spears si kujdestar i pasurisë dhe është shumë e diskutueshme nëse një ndryshim në kujdestarinë do të ishte në interesin më të mirë të zonjës Spears” është shprehur avokatja e babait të Britney Spears, Vivian Thoreen.

Nga ana tjetër, Britney Spears është shumë e lumtur pasi më në fund do të jetë e lirë.

“Ne jemi të kënaqur, por jo të befasuar që zoti Spears dhe avokatja e tij më në fund e kanë pranuar se ai duhet të largohet. Megjithatë, jemi të zhgënjyer nga sulmet e tyre të vazhdueshme të turpshme dhe të dënueshme ndaj zonjës Spears, ka thënë avokati i Britney Spears, Matthew Rosengart.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarit ligjor që nga shqetësimet publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008.

Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha babait të saj, Jamie Spears, kontroll mbi pasurinë e saj dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

Por më vonë Britney kërkoi ta hiqte babain nga ky rol, duke e akuzuar atë për “abuzim me kujdestarinë”. Jamie Spears ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për keqbërje dhe ka shprehur shqetësim për shëndetin e vajzës.

Kujdestaria e Spears ndahet në dy pjesë – njëra është për pronat e saj dhe çështjet financiare, tjetra është për të si person.

Babai i saj dha dorëheqjen si kujdestar personal i vajzës së tij në vitin 2019 për shkak të çështjeve shëndetësore, por këngëtarja paraqiti një peticion në korrik për të hequr babanë e saj nga kontrolli i pasurisë. Ajo më vonë tha se nuk do të performonte përsëri derisa ai të ishte në atë rol dhe mesa duket këtij momenti i erdhi koha.