MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Basha nuk është djalë si Mema…

03.08.2021 - 19:22

Dikur qarkullonte nje gojedhane per kengen e vjeter tiranase “Te kisha pas nje djale si Mema”. Edhe ne s’ishte e vertete, ishte e gjetur mire (se non e vero, e ben trovato, thone italianet). Sipas gojedhanes, Mema dhe nje mik i tij vendosen te vrisnin vezirin gjate darkes qe kishte shtruar ky i fundit. Kur Mema te ngrinte dolli per vezirin, miku i Memes do te nxirrte alltine e do ta vriste vezirin. Por kur Mema ngriti dolline, miku i tij u pergjigj se ai nuk e pinte dot ate dolli. Dhe Mema tha se do ta pinte vete dolline, duke nxjerre alltine e tij, e duke e lene shakull vezirin. Sipas gojedhanes, Mema shpetoi pasi vrau vezirin (duke fluturuar nga penxherja drejt mbi kalin e tij), ndersa miku zemerpule (qe s’pati guxim ta nxirrte alltine nga brezi) u kap dhe u burgos perjete.

Ne ditet e sotme, Basha duket se eshte ne pozicionin e shokut te Memes ne kengen e vjeter tiranase. Dy here iu dha mundesia nga Uashingtoni ta nxirrte alltine nga brezi e “te qellonte vezirin Sali”, por atij nuk ia mbajti. Heren e pare ishte kur Departamenti i Shtetit e shpalli Berishen persona non-grata. Heren e dyte ishte kur ambasadorja Kim i beri thirrje te hapur Bashes tek shkallet e SHQUP-it, per perjashtimin e Berishes nga grupi parlamentar I PD-se. Dhe ende Basha nuk e ka nxjerre alltine nga brezi…

Kuptohet qe per Bashen nuk eshte puna aq e thjeshte sa c’ishte per Memen ne gojedhanen e lashte. Nxjerrja e alltise nga brezi per Bashen do te thote nje perballje per jete a vdekje me te pakten gjysmen e elektoratit demokrat (keshtu me rezulton nga sondazhet private qe kam zhvilluar javet e fundit). Ndersa ne rang kombetar, 1/3 e te gjithe shqiptareve jane pro Berishes (duke iu referuar sondazhit online te Balkanweb).

Sidoqofte, djem si Mema proverbial, e nxjerrin alltine nga brezi dhe i japin nje fare drejtimi punes – o me vezirin, o kunder vezirit. Por jo Basha…

Te kishte qene Edi Rama pasardhes i Berishes ne SHQUP, deri me sot, me siguri do ta kishte nxjerre alltine nga brezi – dhe ose do ta kishte “vrare” vezirin politikisht, ose do te ishte “vrare” vete…