MENU
klinika

Situata me zjarret

BE shpreh solidaritet me Shqipërinë: Do dërgohen dy helikopterë…

04.08.2021 - 12:51

Ndërkohë që një valë zjarresh po përhapet përgjatë ditëve të fundit në rajonet e Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian bën me dije se do të ketë mbështetje me vendet e prekura.

“Solidaritet evropian me Italinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që po luftojnë aktualisht me zjarret shkatërruese. Qipro, Çekia, Franca, Sllovenia dhe Holanda po vendosin në gatishmëri aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile”, thuhet në reagimin në “Twitter”.

“Dy helikopterë për të mbështetur operacionet në Shqipëri do të dërgohen nga Çekia dhe Holanda”, thuhet në njoftim.

Dy aeroplanë zjarrfikës “Canadair” nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit sot.

Dy avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, në krye të një ekipi zjarrfikës për të mbështetur operacionet në terren. Ndërkaq, Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75 % të kostove të transportit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlora prej 12 ditësh në flakë

Aktivizohen sërish vatrat në Dukat

Reagon ministri Peleshi: Të identifikojmë përgjegjësit!

Shuhen vatrat e zjarrit në Gjirokastër


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!