MENU
klinika

Urimi më i veçantë nga Rita Ora!

Bebe Rexha feston ditëlindjen

30.08.2021 - 13:36

Ditën e sotme, Bebe Rexha feston 32-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, këngëtarja ka marrë mesazhe të shumta urimi nga njerëz të afërt, miq dhe fansa të saj. Mes urimeve nuk mungoi as ai i artistes tjetër shqiptare, Rita Ora.

Kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto me Beben dhe përkrah saj shkruan: “Vajza e ditëlindjes, shpresoj që të kalosh ditën më të bukur”.

Bebe ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Ritën. Madje jo vetëm me të, por me të gjitha vajzat shqiptare që kanë arritur famë ndërkombëtare.

Pak kohë më parë, Bebe Rexha, shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Ndonëse dëshira nga shqiptarët ishte e madhe, kjo gjë nuk ndodhi dhe shkak u bë armiqësia që vazhdon prej pak vitesh mes Duas dhe Ritës. Bebe ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet ky bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve të tjera.

“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë.

Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur. Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe për “The Sun”.