MENU
klinika

"Dërgo provat që ke kundra meje dhe familjarëve të mi"

Berisha njofton dorëzimin e padisë për shpifje dhe i bën thirrje Sekretarit Blinken

05.08.2021 - 12:23

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të enjte i bëri thirrje Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, që të dorëzojë në gjykatën Koreksionale të Parisit, ku është paditur javën e kaluar për shpifje nga avokati i ish-liderit historik të PD, provat që ka kundra tij dhe familjarëvëe të tij.

Deklatata e Berishës:

“Ju kam thirrur në këtë konferemcë për të njoftuar ju se avokati im ka dorëzuar padinë tim për shpifje në gjykatën koreksionale të Parisit.

Sic kam njoftuar më parë se pas vendimit të Blinken për të shpallur non grata mua, bashkëshorten e fëmijet e mi nga lobimi korruptiv e hakmarrës i Ramës unë autorizova avokatin tim në Francë të ngre padi për shpifje.

Javën që kaloi avokati ka dorëzuar këtë padi pranë kësaj gjykate e ju do merrni dëshminë e dorëzimit të saj.

Kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet ne precedentë të mëparshëm të ngjashme e në parimin universal që për shpifjen s’ka imunitet se ajo nuk hyn në funksionet zyrtare e imunuteti si rrjedhojë s’mund të përdoret si mburojë, e shpifja në internet dënohet ku del lajmi, pra ku ndodh dëmi.

Vetë kuptohet gjithcka varet nga interpretimi i gjykatësit që do gjykojë cështjen.

Në këtë rast i bëj thirrje sekretarit Blinken në emër të transparences të dërgojë pranë kësaj gjykate cdo fakt, dokument dhe provë që ai apo kushdo tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij.

Kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate dhe kurrë ndonjëherë se kisha imagjinuar se do detyrohesha të ngreja padi ndaj seretarit të SHBA, një vendi që e admiroj kaq shumë”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk jam akuzuar kurrë nga asnjë institucion gjatë 30 viteve”

Berisha reagon pas shpalljes “non grata” dhe sfidon Sekretarin amerikan…