MENU
klinika

Prej 6 orësh automjetet të ngecura në trafik

Bllokohet rruga drejt Malit të Tomorrit

22.08.2021 - 10:19

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është bllokuar rruga në ngjitje drejt Malit të Tomorrit dhe në zbritje nga mali. Rruga ka rreth 6 orë e bllokuar dhe vargu i madh i automjeteve ka ngecur në rrugë.

Të gjitha mjetet që po shkojnë drejt malit, por edhe ato që janë duke zbritur janë bllokuar në këtë aks. Edhe pse rruga që të çon drejt Malit të Tomorrit është rrugë e re dhe e investuar kohët e fundit, ajo është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e pelegrinëve në rrugë dhe nuk duhet ende sesa do të zgjasë ky bllokim.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka shtuar efektivë përgjatë këtij aksi dhe bën me dije se bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të parakalimeve të gabuara të automjeteve, që më pas kanë ngecur e kanë bllokuar të gjithë pelegrinët. Policia e Beratit i bën apel pelegrinëve të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos bllokojnë rrugën apo qendrën e Teqesë me parkime, pasi pjerrësia e rrugës e bën të pamundur kthimin pas të mjeteve. Nuk dihet se sa do të zgjasë ky bllokim i mjeteve drejt Malit të Tomorrit, ku vargje kilometrike mjetesh kanë ngecur prej 6 orësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama nxjerr pamjet e rrugës së re

Nis sot Pelegrinazhi në malin e Tomorrit

Mijëra pelegrinë i drejtohen vendit të 'shenjtë'

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kulmon gjatë fundjavës