MENU
klinika

6.8 miliardë dollarë janë marrë në tregun e brendshëm

Borxhi 12 Mld Usd, Qeveria sytë nga shqiptarët

05.08.2021 - 13:34

Ndërsa borxhi publik ka arritur këtë gjashtë mujor shifrën rekord prej 1.273 trilionë lekësh, afërsisht 12 miliardë dollarë, Qeveria I hedh gjithnjë e më shumë sytë nga tregu vendas për të përmbushur nevojat për financim. 685 miliardë lëkë, afërisht 6.8 miliardë dollarë është totali I borxhit që Qevria ka marrë deri në gjysmën e parë të këtij viti, duke thelluar diferencën mes huave të jashtme e të brendëshme në nivelin afërisht 1 miliardë dollarë. Të dhënat vijnë përmes raportimit më të fundit të Ministrisë së Financave mbi ecurinë e borxhit publik. Totali I stokut të borxhit të jashtëm për gjashtë muajt e parë të vitit rezulton në rreth 589 miliardë lekë, afërisht 5.8 miliardë dollarë. Në vitin 2020 kjo diferencë ka qenë rreth 600 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2019 rreth 800 milionë dollarë.

Shifrat kaq të fryra të borxhit public po I kushtojnë rëndë buxhetit të shtetit, duke parë kostot shumë të larta që paguhen në formën e interesave. Vetëm gjatë 6 muajve të parë të vitit nga buxheti i shtetit janë paguar rreth 350 milionë dollarë për shërbimin e borxhit publik, të jashtëm e të brendshëm. Trend i ngjashëm me kostot e shërbimit të borxhit përgjatë vitit 2020, kur për këtë qëllim u paguan nga buxheti i shtetit, plot 96 miliardë lekë, afërisht 900 milionë dollarë, ose sa 6.1% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Ndërsa jemi ende në gjysmën er parë të vitit, janë paguar nga buxheti i shtetit vetëm për shërbimin e borxhit shtetëror plot 35.5 miliardë lekë, shifër kjo e barazvledshme me 2.1% të Produktit të Brendshëm Bruto. Vetëm intersat kanë kapur vlerën e 18 miliardë lekëve, afërisht 180 milionë dollarë. Ndërkohë që intersat e borxhit të jashtëm janë shumë më të larta se ato të brendshmiot: Afërisht 110 milionë dollarë janë paguar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit për ineteresat e borxhit të jashtëm, rreth 65 milionë dollarë për borxhin e brenndshëm. Totali i principalit për gjashtë muajt e parë të vitit arrin në 170 milionë dollarë.

Ndërsa shënoi një trajektore rënëse nga viti 2015, kur për t’i shëbryer borxhit publik qeveria pagoi rnga buxheti rreth 1 miliardë dollarë, shifrat e borxhit kërcyen në vitin 2020 për shkak të tërmetit të një viti më parë në rreth 960 milionë dollarë. Shifra që pritet të mbeten në nivele të njëjta për vitin 2021, duke parë ecurinë e deritanishme, por edhe huatë apo garancitë sovrane të miratuara nga shteti për shkak të Panbdemisë Covid 19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk kursejnë as bizneset dhe as individët

Bankat “shtrëngojnë” kushtet e kredisë

Gjendja e Bankës së Shqipërisë dhe projeksionet

Sejko: Një ecuri e plogësht e tregut të punës