MENU
klinika

"Pushtojnë” baret dhe nisin prapësinë

Britanikët nuk dinë të ndalen

29.08.2021 - 15:31

Britanikët nuk dinë të ndalen kur bëhet fjala për festë. Këtë fundjavë, ata kanë mbushur rrugët, baret dhe klubet e natës, duke shijuar në maksimum argëtimet që të sjell e shtuna dhe e diela. Vajzat janë parë në rrugët e qytetit me veshje ekstravagante dhe tejet të lumtura.

Nga fotot e publikuara nga mediat britanike shihet se si një vajzë tregon aftësinë e saj si “Tarzan”, duke u mbajtur në skelën jashtë të një dyqani. Ndërkohë në Mançester, turma të mëdha njerëzit u panë në radhë për të hyrë në bare.

Nga ana tjetër në rrugët e Soho të Londrës, shihet se si të rinjtë janë ulur në tokë e të tjerë që presin radhën të hyjnë në klubet e natës. E siç ndodh në çdo fundjavë, policia është e pranishme kudo, në mënyrë që të shmangë ndonjë konflikt të mundshëm. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.