MENU
klinika

Kapiteni

Chiellini rinovon me Juven, klubi e shpërblen

02.08.2021 - 21:43

Ashtu sic pritej, kampioni i Evropës me Italinë do të vijojë të luajë me Juventusin. Giorgio Chiellini rinovon me bardhezinjtë. Telenovela ka marrë fund sot zyrtarisht, teksa klubi bardhezi ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën e kapitenit.

Kontrata kishte përfunduar në qershor dhe palët nuk ishin ulur në tavolinën e bisedimeve, duke hapur skenarë të ndryshëm e spekulime në media.

Por me sa duket gjithçka është shtyrë vetëm për të mos shqetësuar Chiellinin gjatë pushimeve, pasi me përfundimin e tyre, mbrojtësi ka hedhur shpejt firmën në kontratë.

Ajo që pakkush priste ishte në fakt kohëzgjatja e kontratës. Për rinovimet e “veteranëve”, Juventusi ka përdorur zakonisht strategjinë e firmës për vetëm një sezon.

Por klubi bëri të ditur se Chiellini ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 me Juventusin, për dy sezonet e ardhshme. Një mesazh i qartë për ata që dyshuan në vazhdimin e bashkëpunimit, por edhe i vetë mbrojtësit 36-vjeçar, i cili me sa duket kërkon që të jetë protagonist edhe në Botërorin 2022 me fanellën e Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bergamaskët të dashuruar me shqiptarët

Kumbulla vihet nën shënjestrën e Atalantës