MENU
klinika

Mësojini...

Cilat janë ushqimet ideale për plazh?

06.08.2021 - 18:54

Në ditët e nxehta, deti është më i preferuari për familjen, i cili lejon të vegjëlit dhe të rriturit jo vetëm të pushojnë dhe të argëtohen, duke shijuar diellin dhe detin por edhe të jenë fizikisht aktivë, duke notuar dhe luajtur lojëra. Siqodoftë, është e rëndëisshme që të siguroheni që të merrni ushqime të përshtatshme.

Prandaj, udhëtimi në plazh duhet të shoqërohet me organizimin e duhur, për të siguruar që si fëmijët ashtu edhe prindërit të marrin energjinë e nevojshme përmes ushqimeve të shëndetshme, duke shmangur opsionet e pashëndetshme, të tilla si akulloret, ëmbëlsirat, patatinat, brumëra, pasta dhe pije freskuese.

Zgjidhni ushqime energjetike rezistente ndaj nxehtësisë. Të tilla mund të jenë: Biskota me bollgur, arra, fruta të thata, fruta të freskëta, perime të prera si dhe gjithmonë ujë të ftohtë me vete. Shmangni konsumimin e alkoolit dhe mbani mend: Ne nuk duhet të arrijmë në pikën e etjes për të pirë ujë.