MENU
klinika

ish-trajneri i Kombëtares

De Biasi pasardhësi i Shevchenkos tek Ukraina?

03.08.2021 - 17:23

Dy ditë më parë Andriy Shevchenko dha dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Ukrainës, një lajm që shkaktoi bujë të madhe në sport për vetë faktin se u aludua shumë mbi arsyet e këtij largimi.

Por, drejtuesit e federatës e quajnë të mbyllur kapitullin e ish-sulmuesit të Milanit dhe janë vënë në ndjekje të një trajneri tjetër. Sipas mediave ukrainase, janë 4 emrat e kandidatëve favorit për të marrë drejtimin e Ukrainës.

Një ndër ta është dhe ai i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi. 65-vjeçari aktualisht është në krye të kombëtares së Azerbajxhanit dhe kontrata i përfundon në nëntor, por një ofertë e kënaqshme mund ta sillte në një kombëtare me emër teknikun italian.

De Biasi zotëron dhe nënshtetësi shqiptare, pasi e mori atë në vitin 2015 kur ishte ende në krye të kuqezinjve. Kandidatët e tjetër janë Jurgen Klismann, Miron Markevic dhe Sergei Rebrov, ky i fundit ish-trajner i Myrto Uzunit te hungarezët e Ferencvaros.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN