MENU
klinika

(Foto) Mbi 300 shtëpi të dëmtuara, digjen edhe biznese e makina

Dëme të pallogaritshme nga zjarret në Greqi

08.08.2021 - 09:08

Mbi 300 shtëpi raportohet të jenë dëmtuar si pasojë e zjarrit që përpiu rajonin e Atikës në Greqi.

Siç mund të shihet nga këto foto të publikuara nga mediat greke, ajo çka ka mbetur është vetëm tokë e djegur dhe hi, pasi gjithçka është shkrumbuar.

Dëmi është i pallogaritshëm. Në shumë shtëpi çatitë janë shembur dhe nuk janë më të banueshme. Shumë pajisje elektrike, mobilje janë djegur plotësisht, ndërsa ka pasur edhe makina që janë shkrumbuar në flakë.

“Unë kam jetuar në Varybobi për 30 vjet. Shtëpia ime u shkatërrua. Çfarë do të bëj tani? Djali po pret disa ditë derisa të shohim çfarë do të bëjmë. Ishim të pafuqishëm. U larguam pasi pamë zjarrin që po vinte mbi ne. Mjetet ajrore nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar zjarrin”, shprehet një banor me emrin Giannis.

Por jo vetëm banesat janë djegur nga zjarret, pasi raportohet edhe për kompani të shkatërruara plotësisht.

“Kemi nevojë për mbështetje të menjëhershme. Bizneset tona duhet të funksionojnë përsëri “, thotë një biznesmen në zonën e prekur. Ndërkaq një qendër urgjence është ngritur në kryqëzimin e rrugës nacionale në Kryoneri me qëllim furnizimin e banorëve me ujë dhe nevoja bazike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I nxehti e ka kthyer vendin në fuçi baruti”

Greqia në ‘luftë’ me flakët, 154 vatra zjarri ende aktive