MENU
klinika

Gjërat qenkan bërë familjare!

Çfarë u ka dhuruar Jennifer Lopez vajzave të Ben Affleck

18.08.2021 - 10:47

Jennifer Lopez dhe vajza e saj Emme kanë qenë së fundmi bashkë për ‘shopping’. E mesa duket dashurinë që ka për Ben e ka shprehur tek dy vajzat e tij! Nënë e bijë u kanë dhuruar bizhuteri shumë të veçanta vajzave të Benit, Violet dhe Seraphina.

Këtë gjë e ka bërë me dije E! News, duke na treguar kështu se gjërat mes J.Lo dhe Ben Affleck qenkan më familjare seç e kishim menduar.

Kujtojmë se, para pak kohësh, Jennifer konfirmoi lidhjen e saj të shumëpërfolur me Ben Affleck. Me rastin e 52-vjetorit të lindjes, Jennifer postoi në Instagram-in e saj një fotografi me anë të së cilës pranoi marrëdhënien me aktorin e famshëm, njëkohësisht dhe ish- i dashuri i saj. Dyshja u shfaqën duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë menjëherë pas ndarjes së këngëtares nga Alex Rodriguez.

Këtë marrëdhënie duket se J.Lo e hodhi shumë shpejt prapa krahëve, pasi ajo fshiu çdo gjurmë që kishte mbetur në Instagramin e saj nga ish i fejuari. Ky ndryshim, erdhi gati 4 muaj pas ndarjes nga Rodriguez dhe është vënë re nga fansat që nuk ju shpëton asgjë. Në një kërkim në llogaritë që Lopez ndjek në Instagram, Alex nuk është më pjesë e kësaj liste. Ajo e ka hequr ish-in nga lista e ndjekësve dhe ka fshirë çdo foto që kishin bashkë. Ndërsa Alex vazhdon ende ta ndjekë Jennifer në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teoria e çuditshme që po qarkullon në rrjet

“Bennifer” mund të jetë një gënjeshtër…

Po përpiqen ta përfshijë në telashe me policinë

Jennifer Lopez nuk i ka punët mirë