MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dieta me pak karbohidrate apo me pak yndyrna? Cila është më efektive?

25.08.2021 - 10:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Dieta me pak karbohidrate apo me pak yndyrna? Cila është më efektive?

Mjeku: Ekspertët në këtë pikë thonë se dietat me pak karbohidrate janë më efikase për të humbur peshë më shpejt, por në terma më afatgjatë të dyja dietat janë efikase njësoj. Me të dyja këto dieta nëse ndiqen në mënyrë të shëndetëshme do të mund të humbisni peshë thuajse në të njejtën mënyrë në terma afatgjatë.

E rëndësishme për të humbur peshën dhe për ta mbajtur atë konstante është që të zgjidhni atë të duhurën për organizmin tuaj. Kur ulni karbohiratet do të keni më pak uri dhe do të kontrolloni më mirë nivelet e sheqerit ne gjak gjë që do të çojë në djegien e dhjamit.
Ndërsa kur ulni yndyrnat do të mund të ulni yndyrën e tepërt në trupin tuaj dhe do të stimuloni humbjen e peshës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.