MENU
klinika

Sukses pas suksesi

Diona Fona imazh i firmës së Rihanna-s?!

31.08.2021 - 06:50

Diona Fona është një këngëtare e re në showbiz-in tonë dhe këngët e saj kanë rezultuar tepër të pëlqyera nga publiku. Së fundmi, përveç suksesit si këngëtare, ajo na ka habitur të gjithë duke u bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’, linjës kozmetike të divës së muzikës pop, Rihanna.

Imazhi i këngëtares shqiptare u shfaq në faqet zyrtare dhe në rrjetet sociale të kësaj marke duke na bërë shumë krenarë.

Plot 10.8 milion ndjekës në gjithë botën janë prezantuar me imazhin e Dionës në faqen zyrtare të kompanisë Fenty.

Diona ka lançuar së fundi këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin Marin. Dyshja erdhi me “Pistole” që rezultoi tepër e pëlqyer dhe madje arriti të klasifikohet në listën e ‘The Top List”.