MENU
klinika

Mund ta fitoni shumë thjesht

Doni një biletë falas nga “Colour Day Festival”?

31.08.2021 - 06:37

“Colour Day Festival” do të rikthehet sërish në datë 6 shtator për edicionin e tij të tretë. Disa nga këngëtarët dhe DJ-të më në zë të momentit priten të performojnë në sheshin “Nënë Tereza”, prandaj sigurohuni që nuk do ta humbisni këtë festë aspak të zakonshme.

Pjesa më e madhe e biletave tashmë janë rezervuar, por keni ende pak kohë për ta bërë të tuajën një prej tyre. Madje a e dini se mund të fitoni bileta falas me një mënyrë shumë të thjeshtë?

“Colour Day Festival” do të ofrojë bileta falas për të gjithë të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç që do të bëjnë vaksinën anti-Covid nga data 31 gusht deri në 5 shtator. Të gjithë ata që e plotësojnë këtë kriter mund të dërgojnë një email tek [email protected] për informacione të mëtejshme.

 

Mjafton të merrni vetëm 1 dozë të vaksinës për të fituar biletën falas, si një shenjë mirënjohje dhe për t’i vlerësuar të rinjtë për përgjegjësinë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Në skenën e “Colour Day Festival” do të ngjiten disa nga emrat në më në zë të muzikës. Mes tyre mund të përmendim Ardian Bujupin, Arilena Arën, Mozzik, Getinjo, Xhensila Myrtezajn, West Side Family, etj.

Po ashtu nuk do të mungojnë dhe DJ me famë botërore, siç janë Nervo, dyshja dinamike, që janë renditur në “All Time Top 100 female Dj’s” në botë. A ju duhen më tepër arsye për të marrë pjesë në “Colour Day Festival”?