MENU
klinika

Krimi në sy të fëmijëve të mitur

“Dua divorcin”, emigranti shqiptar në Greqi masakron me thikë bashkëshorten

01.08.2021 - 13:37

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 47-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur para pak mesnate në Rodos. Kanë qenë fqinjët e familjes shqiptare ata që kanë njoftuar policinë, pas zhurmave që vinin nga shtëpia ngjitur, ndërsa i erdhën në ndihmë 36-vjeçares.

Sipas policisë, 47-vjeçari shqiptar, me shtetësi greke ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 36-vjeçare, në prani të fëmijëve të mitur. Gruaja është transportuar në spitalin e Rodhos me plagë të shumta në qafë, barkë e duar, shkaktuar nga mjet i mprehtë.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë, ka qenë shpëtimtare për 36-vjeçaren, që është jashtë rrezikut. 47-vjeçari është i njohur në polici për shkelje të vazhdueshme ligjore. Sipas policisë, 36-vjeçarja dje gjatë zënies kërkoi divorc. Ndërkohë që shqiptari pritet që të dalë nesër në Prokurorinë e Rodhos.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi