MENU
klinika

Trajneri ukrainas

E papritur, dorëhiqet Andriy Shevchenko!

01.08.2021 - 14:31

Andriy Shevchenko dorëhiqet si trajner i Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga vetë 44-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  Sheva i ka dhënë fund kështu aventurës së drejtimit të kombëtares së shtetit të tij.

Me shumë gjasa do të drejtojë ndonjë klub. Ish-ylli i Milanit ka falënderuar ukrainasit për mbështetjen e tyre. Shevchenko ishte trajner i Ukrainës që nga viti 2016.

“Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës përfundoi. Kam kaluar pesë vjet me ekipin kombëtar. Ishte punë e vështirë që vërtetoi se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern.

I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të UAF për mundësinë për të punuar me ekipin kombëtar të Ukrainës. Unë jam mirënjohës për çdo lojtar, çdo person që ndihmoi dhe u përfshi në ekip.

Shumë faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku, ne arritëm të tregojmë se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues, me besim në Ukrainë” – shkruan Shevechenko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN