MENU
klinika

Ylli i muzikës shfaqet i lodhur

Elton John dhe bashkëshorti pushime me fëmijët në Portofino

02.08.2021 - 17:19

Pas Jennifer Lopez edhe Elton John dhe bashkëshorti i tij David Furnish kanë zbritur në Portofino për pushimet e tyre me yaht.

I veshur me shumë ngjyra si gjithmonë “Rocketman”, 74 vjeç, është shfaqur me një look plot ngjyra, me këmishë portokall, pantallona po blu me dizenjo, edhe këpucët po ashtu, të gjitha nga firma e famshme Gucci.

Me Eltonin, që është dukur më i shëndoshë se zakonisht, edhe David dhe dy fëmijët Zachary, 10 vjeç dhe Eliijay 8 vjeç.

Familja ka shëtitur nëpër rrugët e qytetit, është ulur në një restorant, më pas kanë vizituar një dyqan orësh.

Të lidhur bashkë që prej 2005, çifti ka hipur në yahtin e tyre dhe yllit anglez të muzikës, i është dashur të marrë pak frymë, kjo ndoshta për shkak të vapës dhe është ndihmuar nga një roje për të ngjitur shkallët e anijes luksoze.