MENU
klinika

Enver Robelli: Këto fakte nuk i dinë injorantët në Shqipëri

Kur serbët vranë rokerët shqiptarë, Bregoviçi juaj heshti!

12.08.2021 - 18:49

Gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova, Enver Robelli ka komentuar çështjen ‘Bregoviç’ pas ftesës për pjesëmarrjen e tij në festën e birës në Korçë.

Në një shënim të fundit në rrjetet sociale, Robelli kujton se në vitin 1999, forcat serbe vranë në Mitrovicë dy këngëtarë të njohur shqiptarë të muzikës rok, por ky Bregoviçi që justifikohet nga shumëkush se ishte ‘asnjanës’, nuk denjoi të thoshte të paktën dy fjalë për homologët e tij rokerë të Kosovës, pas vrasjes makabre të tyre nga serbët.

‘Në pranverë të vitit 1999 forcat serbe vranë rokerin Haki Misini, anëtar i grupit MAK nga Mitrovica. Anëtari tjetër i grupit Mehmet Tupella po ashtu u vra nga forcat serbe.

Nëse Goran Bregoviçi nuk ka dashur t’i dënojë krimet serbe ndaj civilëve shqiptarë, së paku vrasjen e dy muzikantëve të rokut nga Mitrovica ka mundur ta dënojë. Nuk e ka bërë. Kurrë.

Por këto fakte nuk i dinë as injorantët në Shqipëri, as shoqëria e ashtuquajtur civile kosovare që vallëzon sipas lartësisë së honorarëve që merr nga organizatat ndërkombëtare për të ‘stimuluar pajtimin’. Çfarë mjerimi! Çfarë kolapsi moral!’, shkruan Robelli.