MENU
klinika

Barça i dedikon një video speciale

Erdhi fëmijë dhe iku legjendë, shifrat e Messit

05.08.2021 - 21:47

Leo Messi u largua zyrtarisht nga Barcelona, por klubi vijon ta falenderojë për kontributin që dha. 35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën.

Vështirë, apo më mirë të themi kurrë nuk do t’i arrijë një futbollist me një klub të vetëm. Leo ka fituar gjashtë “Topa të Artë” dhe gjashtë “Këpuca të Arta” me Barcelonën. Atij tani i ka dhënë lamtumirën klubi përmes një video shtatë minutëshe në rrjetin social twitter.

Tani të gjithë ngrenë pyetjen se ku do të vijojë karrierën e tij Lionel Messi. Për momentin ka më shumë spekulime ose nisur nga ofertat e vitit të kaluar kur ai kërkoi të largohej nga Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN