MENU
klinika

Udhëheqësi taleban: Të largohen forcat e huaja

“Është herët për të diskutuar se si të qeveriset”

16.08.2021 - 09:06

Sipas deklaratë të një udhëheqësi taleban është ende shumë herët për të diskutuar sesi lëvizja islamike do të qeverisë vendin, disa orë pasi luftëtarët e saj pushtuan Kabulin.

“Ne duam që të gjitha forcat e huaja të largohen para se të fillojmë të riorganizojmë sistemin tonë të qeverisjes,” tha ai për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti.

Afganistani është tërësisht në duart e talebanëve, pas rënies së forcave qeveritare dhe largimit nga vendi të Presidentit Ashraf Ghani, i cili pranoi “fitoren” e tyre pas njëzet vitesh lufte. Vendet e huaja po nxitojnë të evakuojnë diplomatët dhe qytetarët e tyre të mbetur.

Në një video të postuar në mediat sociale, Mulla Abdul Ghani Baradar, një bashkëthemelues i talebanëve, vlerësoi fitoren duke shtuar se “është koha për të treguar se ne mund t’i shërbejmë kombit tonë dhe të garantojmë siguri dhe qetësi në vend”.

Mijëra njerëz po nxitojnë të largohen nga qyteti. Ndërkohë qeveritë e më shumë se 60 vendeve kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke theksuar se afganët dhe të huajt që kërkojnë të largohen nga Afganistani duhet të largohen nga vendi në mënyrë të sigurt dhe se aeroportet dhe pikat kufitare duhet të vazhdojnë të funksionojnë normalisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kabuli nën ‘pushtetin’ e talebanëve

Marrin edhe kontrollin e Pallatit Presidencal të Afganistanit