MENU
klinika

Kryhen rreth 5 mijë vaksina që prej fillimit të gushtit

Fier/ Emigrantët kërkojnë vaksinën

14.08.2021 - 11:29

Rreth 5 mijë vaksina janë bërë që prej fillimit të muajit gusht në të gjitha gjitha qendrat e vaksinimit në Fier. Sipas vaksinatorëve, kërkesat më të mëdha janë nga të rinjtë dhe emigrantët që kanë ardhur për pushime, të cilët marrin dozën e dytë të vaksinës.

Të interesuarit kanë mundësi zgjedhjeje pasi në qendrat e vaksinimit në Fier ndodhen vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik.

Që prej fillimit të vaksinimit në bashkinë Fier janë vaksinuar 88764 persona, 47096 prej të cilëve kanë marrë dozën e parë, ndërsa 37241 i kanë bërë të dyja dozat.