MENU
klinika

Shek. XIX

Folio e Parë e Shekspirit çmim rekord

10.08.2021 - 14:09

         Një kopje e rrallë nga e ashtuquajtura ”Folio e Parë” e Uilliam Shekspirit, u shit për gati 10 milionë dollarë, duke u bërë vepra më e shtrenjtë e letërsisë që është shfaqur ndonjëherë në ankand.

Koleksioni i 36 pjesëve botuar menjëherë pas vdekjes së dramaturgut, është një nga pesë kopjet e plota, ende në duar private – tha shtëpia e ankandit.

Folio e Parë konsiderohet ndër koleksionet më të rëndësishme të letërsisë në gjuhën angleze.

Përmbledhja përmban 18 vepra që nuk ishin shfaqur më parë në shtyp, që do të rezultonin  të humbura, përfshirë këtu “Makbethi” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.

Botuar në 1623 nga aktorët John Heminge dhe Henry Condell, miq të dramaturgut anglez, libri titullohet zyrtarisht “Komedi, Histori dhe Tragjedi”, bazuar në tre zhanret që çifti përdori për të kategorizuar shfaqjet.

Versioni i shitur ishte kopja e parë e plotë, që u shfaq në ankand, që kur njëra prej tyre u shit për 6.1 milionë dollarë më 2001.

Pjesa u vendos në shitje nga kolegji Mills në Oakland, California, të cilët e kishin mbajtur artikullin në koleksionin e tyre që nga viti 1977.

Pas një beteje ofertash nëpërmjet telefonit, midis tre blerësve, që zgjati gjashtë minuta, artikulli u ble nga tregtari i librave dhe mbledhës antikuaresh, Stephan Loewentheil, për 9,98 milionë dollarë.

Në një intervistë telefonike pas shitjes, ai përshkroi folion origjinale të Shekspirit si “Holy Grail të librave”.

Megjithëse u prodhuan rreth 750 kopje të Folios së Parë, vetëm 235 dihet që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.

Nga këto, vetëm 56 konsiderohen të jenë të kompletuara, me pothuajse të gjitha tani të mbajtura nga institucionet në SH.B.A. dhe Britani të Madhe.

Duke besuar se kopjet në duar private mund të “mos dalin kurrë më në treg”, Loewentheil tha, se mund të mos ketë “ të tjera mundësi” për të marrë një kopje.

Libri erdhi me formë lidhëse që daton që nga fillimi i shekullit të 19-të. Është shitur, së bashku me një letër nga mësuesi i Shekspirit, Edmond Malone, nga 1809-ta, që konfirmon vërtetësinë e saj.

Duke komentuar gjendjen e librit, Loewentheil, i cili ishte në gjendje ta inspektojë atë personalisht, e përshkroi atë, si me “integritet”. Çmimi përfundimtar i shitjes tejkaloi vlerësimet e shtëpisë së ankandit, i parashikuar me ofertat kryesore prej 4 deri në 6 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”

Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez