MENU
klinika

Me 4 lojtarë të PSG

Fotoja e Messit që trazon merkaton e verës

04.08.2021 - 10:48

Ditët e fundit është folur shumë për rinovimin e Lionel Messit me Barcelonën, pasi akordi është arritur që në fillim të korrikut. Por një fotografi e publikuar nga Angel Di Maria ka trazuar edhe njëherë merkaton e kësaj vere.

Dhe sërish në skenë si gjithnjë del emri i PSG. Di Maria ka postuar në Instagramin e tij një foto me katër lojtarë të Paris Saint-Germain, ku i pranishëm është Messi. Verratti, Paredes, Neymar dhe Messi. “Amigos”, – ka shkruar Di Maria.

Menjëherë tifozët parizienë janë treguar entuziastë në komentet e tyre, duke shpresuar që ashtu siç janë në foto, të zbresin edhe në fushë në sezonin e ri. Nuk dihet ende nëse Di Maria e ka hedhur me qëllim këtë foto apo thjesht për të treguar miqësinë me shokët e ekipit dhe Messin.

Gjithsesi, përderisa ende nuk ka një firmë zyrtare me Barcelonën, aludimet për të ardhmen e Lionel Messit do të vijojnë. Sulmuesi argjentinas vazhdon pushimet në Ibiza dhe nuk dihet me saktësi se çfarë do të ndodhë me të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN