MENU
klinika

Episodi

Gjarpëri në fushë, ndërpritet ndeshja e elitës ruse

02.08.2021 - 22:42

Ndeshjet e futbollit janë ndërprerë nga arsye të ndryshme, sidomos kur në fushë janë futur kafshë, që nga mace, qen, shpendë e shumë të tjerë, por nga një gjarpër duket se ndodh për herë të parë.

Dhe mendimi i parë shkon për ndo një vend tropical apo maksimumi mesdhetar, por jo.  Ngjarja ka ndodhur në Rusi. Ndeshja Akhmat Grozny-Sochi u pezullua për disa minuta rreth minutës 6.

Një gjarpër hyri në fushë duke shkaktuar panik të përgjithshëm mes lojtarëve dhe duke e detyruar gjyqtarin të ndërpresë lojën. Menjëherë pas kësaj, një roje sigurie hyri në fushë dhe “shoqëroi” zvarranikun jashtë fushës me një shkop.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN