MENU
klinika

E rëndë në Vlorë

Gjendet e pajetë një 25 vjeçare në shtëpinë e fëmijës

15.08.2021 - 12:12

Një 25 vjeçare është gjetur e pajetë këtë të dielë në shtëpinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjekësor.

Policia bën me dije se viktima është shtetasja D.D. 25 vjeç e cila vuante nga epilepsia. Ndërkohë trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

“Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjeksorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” , thuhet në njoftimin e policisë.