31.08.2021 - 10:12
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Shijak.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e vdekjes së tij.
“Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës”, njofton policia.