MENU
klinika

3 "bisha" do të lëshojnë "detin" mbi zjarret

Gjunjëzohet Greqia, sytë nga Rusia!

11.08.2021 - 13:56

Prej ditësh tashmë vatrat e zjarrit në Evia dhe Peloponez vijojnë të jenë aktive duke bërë që Greqia të detyrohet të kërkojë ndihmë nga Rusia.

Siç raportojnë mediat në vend, pritet që sot të fluturojnë në zonat e zjarrit tre avionë gjigantë, Beriev-200 dhe Ilyushin il-76. Rusia ka një flotë të vjetër ajrore, megjithatë në situata krizash nevojitet çdo lloj ndihme.

Tre avionët do të lëshojnë së bashku 110 tonë ujë në të njëjtën kohë: 12 ton në Beriev dhe 49 ton secili në Ilyoushin.

Operacioni raportohet se do të bëhet në Peloponez, pra në rajonin e Arkadisë dhe Ilisë dhe në Evia, ku zjarri vazhdon të jetë aktiv në ditën e nëntë.

Hedhja e njëkohshme e 110 tonë ujë tentohet për herë të parë në Greqi dhe thuht se do të bëhet në koordinim me forcat tokësore dhe policinë, në mënyrë që të mos ketë banorë, vullnetarë apo brigada zjarri pranë vendeve të targetuara.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi