MENU
klinika

"Të gjithë kundër!"

Bregoviç për luftën në Jugosllavi: Nuk urreja, kisha trishtim…

09.08.2021 - 19:05

      Nuk është hera e parë, që artisti vjen në Shqipëri. Goran Bregoviç, i njohur botërisht për muzikën e tij, në Shqipërinë e disa viteve më parë u prit bujarisht dhe estetikisht bukur: koncerti qe sukses. Ndërsa ndiqet këmba-këmbës nga brezi i ri së shumti (përjashtuar politika), ndoshta të pamësuar e të panjohur me muzikën e tij botërore, që vetë prindrit e tyre, mundet ta kenë pasur si fishkëllimën e takimit të dashurisë… “In the death car” le të shërbejë si “kujtesë afatshkurtër”, apo njohje rishtas./Konica.al

Këngëtari, duket se ka qenë asnjanës në konfliktin dhe shpërbërjen e Jugosllavisë, për shkak të përbërjes multietnike dhe multifetare familjare.

Në vitin 2018, në një intervistë për AFP, Bregoviç ka dhënë dhe këndvështrimin e tij, mbi konfliktet që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë. Sipas AFP, Bregoviç nuk mbajti asnjërën anë, gjatë atyre konflikteve që u shndërruan në luftë.

“Babai im ishte katolik nga Kroacia, nëna ime serbe ortodokse dhe gruaja, myslimane. Kush duhet të ishte qëlluar? Familja e gruas time? Babai? Nëna ime? Unë nuk urreja askënd. Isha vetëm i trishtuar, “- deklaronte, Bregoviç.

Nga ana tjetër, ai thotë se ende banorët e Ballkanit, nuk kanë mësuar nga historia dhe përsërisin të njëjtën luftë, çdo pesëdhjetë vjet.

‘’Është e vështirë të besohet, se ne nuk kemi mësuar asgjë nga historia dhe se, ne e përsërisim të njëjtën luftë çdo pesëdhjetë vjet. Gjyshi im ishte ushtar, babai ishte ushtar, ndërsa unë, për fat të mirë, isha në Paris kur filloi lufta.”- shtoi ai.

Në fakt, Bregoviç ka lindur në Sarajevë dhe e quan kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, metaforën e tij të parë. Ai thotë se, mënyra e jetesës multikulturore, në Sarajevë ndikohet nga konfliktet fetare.

Gjithsesi, për Bregoviçin, Ballkani është një dashuri e vërtetë. Në të njëjtën kohë, është i lumtur që vajzat e tij jetojnë në Francë, – sipas tij, – një vend normal ku mbretëron partiotizmi normal.

Ndërkohë, këngëtari, duke rrëfyer historinë e një plaku hebre, thotë se “zoti nuk i mësoi njerëzit si të jetojnë së bashku, pasi këtë duhet ta mësojnë vetë”.