MENU
klinika

City e zyrtarizon, po Messi?

Grealish rekord transferimi, firmos dhe merr numrin 10

05.08.2021 - 22:35

Vjen goditja e madhe e merkatos së verës, një rekord më vete në Premier League. Manchester City ka përforcuar radhët e tij me një emër që pritet të ndihmojë skuadrën e Guardiolës të bëjë hapin e radhës drejt dominimit absolut në Angli e Evropë.

Talenti anglez Jack Grealish ka firmosur duke u bërë pjesë e kampionëve në fuqi të Premier League. Ai është zyrtarizuar sot, pasi ka kaluar vizitat mjekësore dhe Aston Vila pranoi të largonte lojtarin për 100 milionë paund për kartonin e tij, duke vendosur një rekord të ri për futbollin britanik.

Ky është transferimi më i shtrenjtë i realizuar në këtë kampionat. Grealish ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me qytetarët, ndërsa atje do të mbajë fanellën me numrin 10, e cila ishte lënë bosh nga Kun Aguero.

Një shenjë që duket se Lionel Messi nuk do të shkojë te Manchester City, qëoftë për nga shpenzimet e tepërta të Cityt, qoftë edhe për faktin se numri 10 është uzurpuar tashmë. Merkatoja është në lumin e vet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Barça i dedikon një video speciale

Erdhi fëmijë dhe iku legjendë, shifrat e Messit