MENU
klinika

“I nxehti e ka kthyer vendin në fuçi baruti”

Greqia në ‘luftë’ me flakët, 154 vatra zjarri ende aktive

07.08.2021 - 10:20

Situatë e vështirë në Greqi nga zjarret.

Teksa 2 persona kanë humbur jetën, një punonjës i shërbimit të zjarrfikëses dhe kreu i dhomës së tregtisë së Athinës, si dhe 20 persona janë plagosur, situatë e vështirë paraqitet në terren nga zjarret.

Mësohet se aktualisht 154 vatra zjarri janë ende aktive në Greqi, ndërkohë që luftohet me flakët.

Lidhur me situatën në fjalë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se i nxehti e ka kthyer Greqinë në ‘fuçi baruti’.