MENU
klinika

Përballjet

Hidhet shorti i play-off të Champions League

02.08.2021 - 13:29

Hidhet shorti i fazës “play-off” të Champions League. Dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni kanë mësuar rivalët e mundshëm, në rast se skuadrat e tyre do të kualifikohen.

Kampionëve të Hungarisë, do t’iu duhet të eliminojnë Slavia Pragën në raundin e tretë, teksa në rast të një kualifikimi të mundshëm, do të përballen me fituesin e çiftit Cluj-Young Boys.

Ndërkohë Legia Varshavë, ku aktivizohet Ernest Muçi, në raundin e tretë do të përballet me Dinamon e Zagrebit. Ekipi që kalon më tej ndeshet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Sheriff Tiraspol.

Vlen të theksohet se Sheriff Tiraspol në raundin e parë eliminoi kampionët e Teutës, ndërkohë që ekziston mundësia që Ernest Muçi të përballet sërish me serbët e Crvena Zvedëz, të cilët i vuri jo pak në vështirësi, dy sezone më parë, kur ishte pjesë e Tiranës.

Ndeshjet e fazës “play off” të Champions-it do të zhvillohen në orën 21:00 më datat 17/18 dhe 24/25 gusht. Fituesit e çifteve kalojnë në fazën e grupeve, për t’u bashkuar me 26 skuadrat. Të gjitha skuadrat humbëse kalojnë në fazën e grupeve të Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bergamaskët të dashuruar me shqiptarët

Kumbulla vihet nën shënjestrën e Atalantës