Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria akuzojnë qeverinë Kurti se prej dy muajsh u ka ndërprere pensionin e luftës.
Shoqata e Veteranëve të UÇK-së në Tiranë përmes një reagimi për mediat e kanë cilësuar vendimin arbitrar pasi ai është marre pa u konsultuar me ata të cilët sakrifikuan jetën për pavarësinë e Kosovës.
Shoqata e Veteranëve të UÇK-së: Qeveria Kurti me mendje ligjërisht nga bajraktarizmi karrierist e megalomania e theksuar politike për të qenë dikushi, në të hyrë të muajit qershor 2021, pa biseduar, konsultuar e ballafaquar me ata që derdhën gjak, ata që sakrifikuan jetën e familjen për këtë shtet, në ulëset e të cilit janë ulur gabimisht politikanë të pa arsyeshëm, ndalon shpërndarjen e suplimentit për kontributet e luftës. Në mënyrë të veçantë për luftëtarët vullnetarë të ardhur nga trungu amë – Shqipëria, me pretekstin se ata bien ndesh me ligjin në Kosovë, ku sipas ligjit, nuk kanë të drejtë të marrin dy pagesa.
Pas protestës publike te veteranëve të luftës Ministri i Financave të Kosovës Hekuran Murati ka pranuar ndërprerjen e pagesës për ata veteranë të cilët kanë të ardhura të tjera, por sipas ministrit të Qeverisë Kurti ketë kriter e përcakton ligji duke shtuar se do te vijojnë te marrin pension vetëm ata ish luftëtarë si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin për veteranët e luftës.