MENU
klinika

Si do të jetë moti gjatë ditës?

I nxehti afrikan, temperatura të larta që në mëngjes

02.08.2021 - 08:34

Sipas MeteoAlb: Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur në veri-verilindje dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 19°C deri në 38-39°C. Era do fryjë mesatare paradite por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi mbi 45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Ndërsa qendra, Veriu dhe lindja e Kontinentit Europian mbeten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu .

Kosova

Kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë Kosovën deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territor. Por orët e vona të pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë vendi.

Maqedonia e Veriut

Deri pasdite moti në MV paraqitet me kthjellime, por më pas vranësirat shfaqen në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të sjellin shira. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e masave ajrore nga veriu i Afrikës. Konkretisht me diell do të jetë: Europa Jugore dhe perëndimore.