MENU
klinika

49-vjeçari bie në pranga/ Policia zbardh detaje

I vuri zjarrin një sipërfaqe toke duke djegur…

08.08.2021 - 11:02

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale “shkatërrim i pronës me zjarr”. Bëhet fjalë për shtetasin Artur Beqiri.

Policia bën me dije se ai i ka vënë dje zjarrin një sipërfaqeje toke në lagjen nr. 15 në Durrës. Për pasojë, janë djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

NJOFTIMI

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, për zjarrvënie në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin . Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN