MENU
klinika

E shkuar, e harruar!

Jennifer Lopez fshin çdo gjurmë të Alex Rodriguez

15.08.2021 - 11:40

Askush nuk mund ta harrojë të shkuarën, por mund ta fshijë nga rrjetet sociale. Jennifer Lopez ka fshirë çdo gjurmë që kishte mbetur në Instagramin e saj nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.

Ky ndryshim, që vjen gati 4 muaj pas ndarjes nga Rodriguez, është vënë re nga fansat që nuk ju shpëton asgjë. Në një kërkim në llogaritë që Lopez ndjek në Instagram, u zbulua se Alex nuk është më pjesë e kësaj liste. Ajo e ka hequr ish-in nga lista e ndjekësve dhe ka fshirë çdo foto që kishin bashkë. Ndërsa Alex vazhdon ende ta ndjekë Jennifer në Instagram.

Mirëpo Jennifer ka vendosur ta mbajë kujtimin e tij në disa postime të tjera. Ajo ka mbajtur në profilin e saj çdo postim që ka pasur si fokus fëmijët e tyre. Alex shihet në një video nga marsi 2020-s me djalin e këngëtares, Max. Gjithashtu Lopez vazhdon të mbajë në profilin e saj foto të vajzave të Alex, Natalie dhe Ella.

Tashmë llogarinë e saj ajo ja ka dedikuar partnerit më të ri, Ben Affleck. Dyshja bën lidhjen e tyre publike pas shumë muajsh thashetheme me rastin e ditëlindjes së Jennifer Lopez. Këngëtarja e hitit “Waiting for Tonight” postoi disa foto nga ditëlindja e saj, ku në njërën prej tyre shihej duke shkëmbyer një puthje në buzë me Affleck. Kështu, Jennifer pranoi publikisht romancën dhe ribashkimin me Ben Affleck afro 20 vite pas ndarjes.