MENU
klinika

E ushqen bashkëshortja

Jo vetëm humbje dhe tërheqje, Pacquiao nuk shikon

26.08.2021 - 12:54

Humbja ndaj kubanezit Yordenis Ugas duket se ka lënë pasoja te boksieri legjenda filipinas Manny Pacquiao. Në një video të postuar së fundi në rrjetet sociale, duket boksieri 42-vjeçar që mban sytë mbyllur dhe ushqehet nga bashkëshortja e tij.

Pacquiao, një nga boksierët më të mëdhenj të historisë, u rikthye në ring pas dy vitesh, por humbja ka qenë e vështirë për t’u kapërdirë. Ai deklaroi se kjo mund të jetë sfida e tij e fundit në ring, ndërkohë që dëmtimi në sy është i fortë.

Mediat konfirmojnë se filipinasi është dëmtuar në sy, të cilat ai i mban mbyllur dhe pritet që sot të bëjë një vizitë më të specializuar. Pas duelit ai ka bërë 5 qepje në syrin e majtë dhe për këtë arsye po ushqehet nga bashkëshortja.

Manny Pacquiao