MENU
klinika

Pas akuzave për abuzim ndaj ish-gruas!

Johnny Depp rrëfen për herë të parë bojkotin e Hollywood ndaj tij

17.08.2021 - 10:52

Johnny Depp ka dhënë intervistën e tij të parë pas artikullit të një media angleze që e cilësonte atë si ‘një dhunues të gruas’.

Aktori akuzoi Hollywood-in se po e bojkotojnë atë në një intervistë me median angleze ‘The Sunday Times’. Kjo intervistë shënohet si e para, pasi u shënjeshtrua nga media e ‘The Sun’ si ‘një dhunues i gruas’ në një artikull për të dhe ish- bashkëshorten e tij Amber Heard. Heard e akuzoi Depp për dhunë në familje dhe gjykata pasi i shqyrtoi këto akuza i cilësoi si të vërteta.

Pas atij vendimi, Depp dha dorëheqjen nga roli i tij në serialin Fantastic Beast dhe studio e xhirimit të filmit të tij, Minamata, ndryshoi datën e publikimit në SHBA dhe ende nuk ka shpallur një të re.

Në Minamata, Depp luan rolin e W. Eugene Smith, një fotoreporter që ndihmoi në ekspozimin e efekteve të helmimit nga zhiva në komunitetet japoneze në vitet ‘70. Duke përfshirë mesazhin e filmit dhe paaftësinë për të arrirë tek auditorët amerikanë, Depp tregoi për The Sunday Times: “Disa filma prekin njerëzit dhe kjo prek ata në Minamata dhe njerëzit që përjetojnë gjëra të ngjashme. Dhe për çdo gjë… për bojkotin e Hollywood-it ndaj meje? Një njeri, një aktor në një situatë të pakëndshme dhe të çrregullt, gjatë viteve të fundit? ”

Në një intervistë tjetër, Depp foli për pasojat e padisë për shpifje dhe duke u përpjekur të kuptojë “absurditetin e logjikës së medias”. Ai gjithashtu dukej se po përpiqej të ‘pastronte’ emrin e tij, duke u shprehur: “Por, ju e dini, unë po shkoj drejt vendit ku duhet të jem për të bërë gjithçka … për t’i nxjerrë gjërat në dritë.”

Siç vuri në dukje USA Today, Depp gjithashtu falënderoi fansat e tij për mbështetjen ndaj tij, duke thënë: “Ata kanë qenë gjithmonë punëdhënësit e mi”, tha Depp. “Unë jam krenar për këta njerëz, për shkak të asaj që ata po përpiqen të thonë, e cila është e vërteta. E vërteta që ata po përpiqen të nxjerrin dhe jo atë përflitet nëpër media. Është një rrugë e gjatë që ndonjëherë bëhet e vështirë… ”

Rikujtojmë se, Në një zbardhje të deklaratatve të saj të bëra në gjyq, sipas Daily Mail, ish- bashkëshortja e tij u shpreh se aktori e ka akuzuar për tradhti me një listë të madhe kolegësh përfshi Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, Kevin Costner, Liam Hemsworth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum – madje dhe me gra, Kelli Garner.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk kam rrahur kurrë një femër"

Johnny Depp: Amber i ka pikturuar shenjat në trup

Aktori nuk ndodhej në shtëpi kur...

Çfarë ka ndodhur në banesën e Johnny Depp?


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?