MENU
klinika

Mes emrave të mëdhenj

Kalendari 2022/ Fotografi i njohur zgjedh Rita Orën

06.08.2021 - 17:18

Pas një pauze njëvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19, kalendari Pirelli i vitit 2022 është kthyer fuqishëm për edicionin e tij të 48-të.

Këtë vit, kalendari vjetor ka në qendër emrat më të mëdhenj të muzikës ndër breza dhe kjo ka qenë një zgjedhje e fotografit kanadez Bryan Adams.

Mes shumë të famshme, ai ka përzgjedhur Cher, Grimes, Jennifer Hudson, Normani, Bohan Phoenix, Iggy Pop, St. Vincent, Kali Uchis, Saweetie dhe shumë të tjerë.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është këngëtarja shqiptare më famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila është shfaqur në prapaskenat duke shkelmuar këmbët në një vaskë dhe Cher duke tërhequr buzëkuqin e kuq nëpër një pasqyrë të ndritshme të dhomës së zhveshjes.

Ndërkohë të gjithë fansat e artistëve janë bërë kuriozë se si do të jetë kalendari përfundimtar, pasi muaji nëntor po i duket shumë larg.l.k/abcnews.al