MENU
klinika

“Unë dhe bashkëshortja ime kemi vetëm një takim në javë”

Këngëtari i njohur tregon si është jeta e tij pasi u bë baba

13.08.2021 - 15:42

Në shtator të vitit 2020, çifti i famshëm, Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn u bënë prindër për herë të parë dhe që nga ajo ditë jeta e tyre ndryshoi.

Së fundmi, këngëtari ka rrëfyer se ai dhe bashkëshortja e tij dalin një herë në javë pasi gjatë gjithë kohës ata janë duke u kujdesur për vajzën e tyre, 11 muajshe.

“Unë dhe gruaja ime kemi vetëm një takim në javë. Si prindër ju flisni gjithnjë se si është të qenurit prindër gjë që harron se kush ishit më parë”, u shpreh ai gjatë një interviste për “The Rebeça Judd Show në Apple Music 1”.

Kujtojmë se dyshja e pagëzoi vajzën me emrin Lyra Antartica, një emër shumë i veçantë që i surprizoi të gjithë.

Më herët artisti u shfaq në një emision ku foli për eksperiencën e parë si baba dhe marrëdhënien e tij me Courteney Cox. Ai ka shpjeguar edhe kuptimin pas emrit të vajzës.

Ed Sheeran ka treguar se zgjodhi Antartica si emër të mesit për vajzën, sepse në fund të vitit 2019-të ai udhëtoi në Antartica (Antarktikë) dhe se ky ka qenë vendi kryesor në listën e dëshirave për të vizituar.

Ndërsa për emrin Lyra këngëtari i hitit “Shape of You” u shpreh se dëshironte t’i vendoste të bijës një emër unik, që të mos e kishte askush tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fëmija i tij i parë vjen në fund të verës

Ed Sheeran së shpejti baba